Site icon Telegrafi

Ngjarje e rëndë në Tiranë, amerikani mbyt me litar gruan dhe më pas var veten

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne (19 gusht) në zonën e Treshit në Tiranë, ku një shtetas amerikan ka mbytur me litar gruan e tij, e më pas ka varur edhe veten.

Shtetasi nga SHBA është identifikuar si Matthew James Wertz, 55 vjeç, ndërsa punonte si pedagog në një shkollë private në Tiranë.

Për momentin nuk bëhen me dije motive që e kanë çuar 55-vjeçarin drejt këtij akti të rëndë, ndërsa policia ka nisur hetimet./RTSH

Exit mobile version