Site icon Telegrafi

Ngjarje e rëndë në Shkup, 84-vjeçari qëllon gruan, vajzën dhe nipin e tij

Banori i lagjes Butel 1, sot rreth orës 12 në shtëpinë e tij ka gjuajtur me armë zjarri ndaj gruas së tij, vajzës së tyre dhe nipit. Pas kësaj 84-vjeçari nga Shkupi është vetëvra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia ka konfirmuar identitetin e të vrarëve.

Nipi i vrarë 32-vjeçarë plagëve ju është nënshtruar në vendin e ngjarjes, ndërsa gruaja e vrasësit dhe vajza e tyre 58-vjeçare janë dërguar në Qendrën për urgjencë dhe janë në rrezik për jetë.

Policia po kryen hetim në vendin e ngjarjes./Telegrafi/

Exit mobile version