Telegrafi

Ngjarje e rëndë në Shkodër, vritet me thikë një 54-vjeçar

Një person është vrarë mbrëmjen e së hënës në Shkodër.

Lajmi konfirmohet nga mediat lokale, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur një ‘Urën e Thive’.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Prendush Fushaj, 54 vjeç.

Ai është qëlluar për vdekje me thikë nga autori i dyshuar me inicialet F.P, shkruan JavaNews.al

Policia ka nisur kërkimet për prangosjen e autorit të ngjarjes, ndërsa nuk janë bërë të ditura shkaqet e vrasjes.