Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë të Pogradecit. Policia njofton se një 12-vjeçare është gjetur e pajetë në një kasolle në afërsi të banesës.
Dyshohet se e mitura është vetëvarur.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/