Një djalë i ri në Gjermani është shpallur në kërkim, pasi pranoi në një video të publikuar online se kishte vrarë një fëmijë 9 vjeç dhe tregoi duart e tij me gjak.
Adoleshenti u shfaq në videochat për t’u arratisur më pas, ndërsa trupi i të miturit u gjet në një kantinë vere në Herne të Renanisë, këtë të mërkurë.
Vrasësi i dyshuar u etiketua si Marcel H.
Një përdorues i rrjeteve sociale lajmëroi policinë duke shpjeguar se kishte asistuar vrasjen në një video në internet.
Kështu nisën hetimet dhe kërkimet për kapjen e të riut të dyshuar si vrasës. /noa.al/