Site icon Telegrafi

Ngjarje e pazakontë në Shqipëri: Përballen Live – burri, gruaja dhe “i dashuri” i gruas (Video)

Një përballje epike mund të konsiderohet një në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News 24, ku Shqipe Karaj ka vendosur të përballë live burrin e saj, Alfred Karaj nga Fushë-Kruja me personin që ai e akuzon se e ka dashnor.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, shqipja tregoi me detaje martesën që 15 vjeç dhe kur nisën problemet për ta.

Ajo ka thënë se gjashtë muajt e parë të martesës kanë qëndruar në rregull, por më pas ai ka filluar ta dhunojë.

Historia

Alfred Karaj, 34 vjeç nuk e ka të lehtë të tregojë tradhtinë bashkëshortore, por në kushtet që ndodhet ka zgjedhur këtë rrugë.

Ai është martuar në moshën 17-vjeçare me Shqipe Hysenaj dhe që vitin e parë të martesës sollën në jetë vajzën e tyre Xhulianën që sot është 16 vjeç. Në vitet e para të martesës marrëdhëniet e tyre ishin të mira dhe ata sollën në këtë jetë edhe tre fëmijë të tjerë, ndërsa jetonin së bashku dhe me prindërit e Alfredit.

Konfliktet kanë nisur para 7 vitesh në familjen Karaj, kur burri ka gjetur disa letra dashurie që gruaja e tij i shkëmbente me komshiun.

Ky i fundit për hir të tre fëmijëve, që kishin në atë kohë vendosi ta falte dhe të rinisnin një marrëdhënie tjetër mes njeri-tjetrit duke i shtuar familjes së tyre edhe fëmijën e katërt.

Por Shqipja nga ana tjetër dukej hapur që nuk e donte më burrin e saj dhe vazhdonte ta tradhtonte.

Rrëfimet e vajzës së madhe janë shokuese. Ajo thotë se nëna përdorte valium në ushqim që të gjithë anëtarët e familjes edhe fëmijët e vegjël t’i zinte gjumi dhe në orët e vona ajo të fuste në banesë të dashurin që gjithmonë shoqërohej nga shoku i tij.

E burri ka treguar edhe detaje nga tradhtitë e së shoqes. Një prej tyre është momenti kur i dashuri i gruas e ka telefonuar dhe i ka thënë se ndodhej në shtrat me gruan e tij zhveshur.

Çfarë ndodhi me gruan, kur e detyruat të ikte nga banesa?

Vendosa t’i mbyllja derën sepse vinte në 12 të natës, i binte derës me shqelma. Kërkoi urdhër mbrojtje tek gjykata, i dha për 20 ditë dhe kërkoi prapë. E pyetën a të ka rrahur burri, jo tha, atëherë pse ta japim.

Pse kthehej në 12 të natës?

Se di, ka qenë tek i dashuri. Jetonim në një shtëpi por ajo më tha s’ke punë më me mua. Jetuam 1 muaj në një banesë por ajo bënte jetën e saj.

Pastaj shkonte tek komshinjtë e mi kërkonte lekë dhe bukë se e la pa bukë komshiu. Ajo e la të parin, gjeti një tjetër. Ai tjetri është me këmbë hekuri.

Ti këta persona i njeh?

Po i njoh. /bw/

 

Exit mobile version