Florida tashmë po cilësohet si vendi ku ndodhin gjërat më të çuditshme në SHBA, dhe një video e re e justifikon këtë reputacion që ka marrë kohët e fundit.
Pamjet e regjistruara nga një kamerë në veturë, tregojnë një skenë të pazakontë në rrugët e Tampas, transmeton Telegrafi.
Gjëja e parë që shohim është një burrë që shtyn veturën e tij, Ford Mustang në mes të kryqëzimit, sikur nuk ka asgjë të pazakonshme.
Por, e çuditshme është ajo që pasoi pas këtij veprimi. Disa sekonda pasi ai kalon duke e shtyrë veturën, një grua rrokulliset pas tij, e pas saj një veturë policie.
Nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur, por thuhet se vetura e tij është prishur në mes të rrugës dhe policia po e shoqëron derisa ta shtyjë atë në një vend të sigurt që nuk e rrezikon qarkullimin. /Telegrafi/