Site icon Telegrafi

Ngjarje e pazakontë, aeroplani përplaset direkt me veturën – fluturakja doli nga pista e aeroportit në Teksas dhe përfundoi në rrugë

Një aeroplan i vogël eksperimental “Lancer IV-P Propjet” (N751HP) ka pësuar dëme, në një aksident që ka ndodhur në aeroportin Aero Country” në Mc Kinney të Teksasit.

Nga kjo përplasje janë lënduar dy persona që gjendeshin brenda fluturakes, dhe një tjetër që ishte në veturën në të cilën u përplas aeroplani, transmeton Telegrafi.

Raportohet se aeroplani gjatë fluturime kishte probleme me presionin e ajrit, e për këtë është bërë një zbritje emergjente.

Aeroplani ka zbritur në pistë, por që ka humbur kontrollin dhe është përplasur direkt me një veturë në lëvizje.

Fluturakja doli në rrugë dhe u përplas me mjetin motorik në një rrugë ku kishte shumë vetura. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version