Sandra Bullock ka qenë aktorja e radhës që ishte ftuar në shoun televiziv, “The Ellen DeGeneres”.
Aktorja amerikane ka folur rreth disa prapaskenave të filmit “Speed”, i cili u shfaq në ekranet e mëdha të kinemave para 25 vjetëve.
Artistja 54-vjeçare ka treguar me shumë sinqeritet se mezi i ka rezistuar kolegut, Keanu Reeves, të cilin e pëlqente dhe dëshironte të kalonte më shumë kohë nën shoqërinë e tij.
“Mendoja gjatë gjithë kohës sa i mirë, sa i bukur dhe simpatik ishte Keanu Reeves. E shikoja dhe flisja me vete që të qetësohesha, por nuk dolëm kurrë bashkë. Tani që e kujtoj mendoj se ka qenë ndjenjë e njëanshme, ai nuk më pëlqente mua, por më respektonte si kolege”, tha Bullock.
Bullock tashmë ka tre vjet që është në lidhje me fotografin e njohur amerikan, Bryan Randal.
Në anën tjetër, aktori 54-vjeçar është beqar, megjithëse është spekuluar për disa romanca të vogla. /Telegrafi/