Telegrafi

Ngjarje e frikshme në Uells, 42-vjeçarja masakron me thikë shoqen e saj (Foto)

Një 42-vjeçare ka masakruar me thikë një shoqen e saj teksa ndodhej në një tren, ngjarje kjo e ndodhur në Uells.

Bëhet fjalë për Lisa Savage, e cila për rreth 4 minuta qëlloi miken e saj Sarah Hayton me thikën që nxori nga çanta.

Më pas Savage e la shoqen e saj të shtrirë në gjak dhe u largua, përcjell Shqiptarja.com. Lisa kishte dalë kohët e fundit nga burgu.

Më parë 42- vjecarja ishte dënuar me burg të përjetshëm pasi kishte vrarë me thikë ish-të dashurin e saj, por ajo bëri vetëm 17 vite burg dhe më pas u lirua.

Sipas “The Sun”, Lisa donte të shkonte në Uellsin e Jugut për të vrarë me thikë nënën e saj, pasi kishte dëgjuar se ajo nuk donte të dëgjonte më për të bijën.

Mesa duket mikesha e saj ka dashur ta pengonte dhe më pas ajo ka vrarë atë.