Site icon Telegrafi

Ngjarja vjetore ‘Cycle Kosovo for Children’ – aksion për grumbullimin e fondeve për të ndihmuar nënat dhe fëmijët

‘Cycle Kosovo for Children’ ngjarje vjetore, e cila po mbahet për vitin e shtatë për të mbështetur misionin e organizatës humanitare “Action for Mothers and Children”.

Edhe këtë vit xhiroja përreth Kosovës do të jetë katër ditëshe. Fondet e mbledhura do t’u dedikohen fëmijëve përmes organizatës AMC.

Fillon regjistrimi për pjesëmarrje në CKC2021. Ju lutemi që të rezervoni vendin tuaj sa më herët që të jetë e mundur me që numri i pjesëmarrësve është i limituar.

Klikoni KËTU për regjistrim.

Është një udhëtim me biçikletë, katër ditë dhe tri net nëpër vendet më të bukura të Kosovës.

Ky është shansi juaj për të udhëtuar së bashku me çiklistët vendas dhe ndërkombëtarë, me një ekip profesional mbështetës, ku qëllimi i vetëm është të argëtohemi me miq të rinj dhe të krijojmë kujtime të përhershme.

Sidoqoftë, ne do të mbledhim fonde për të ndihmuar foshnjat e porsalindura përmes organizatës “Aksioni për Nënën dhe Fëmijët”.

Cycle Kosovo for Children tashmë është shndërruar në një traditë vjetore, e pritur me shumë entuziazëm nga shumë çiklistë në Kosovë. Me një dëshirë të fortë për të avokuar për politikat e gjelbra dhe për të mbledhur fonde për një çështje shumë të rëndësishme, CKC u themelua nga disa miq në 2014.

Qëllimi kryesor është të mbledhë fonde në mbështetje të Action for Mothers and Children – një fondacion jofitimprurës që punon në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Çdo vit, rreth 20-40 çiklistë fillojnë një udhëtim nëpër Kosovë, duke u nisur nga kryeqyteti Prishtina, duke përshkuar rreth 500 kilometra dhe duke u ngjitur më shumë se 6000 metra.

CKC filloi udhëtimin e saj për mbledhjen e fondeve në 2014, duke pasur një ngjarje të parë me një sukses të jashtëzakonshëm. Turi vazhdoi në 2015 dhe 2016, me të njëjtin objektiv, përkatësisht mbledhjen e fondeve për Spitalin e Maternitetit të Spitalit Universitar të Prishtinës.

Çdo vit, ngjarja arriti të mblidhte midis 10 dhe 14 mijë euro, përmes sponsorizimeve të korporatave, donacioneve individuale dhe një ngjarjeje në përmbyllje te turit të organizuar në Prishtinë. Paratë u përdorën për të blerë një Analizues të Hematologjisë, llambat UV për inkubatorët e foshnjave dhe Monitorët Kardiopulmonarë, të cilët u dhuruan në Spitalin e Maternitetit në Prishtinë dhe Pejë dhe shtretër për foshnje në Mitrovicë.

Bazuar në suksesin e ngjarjes nga vitet e kaluara, këtë vit CKC do të mbledhë fonde për të ndihmuar Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit – i cili urgjentisht ka nevojë për pajisje për të vazhduar punën e saj me sukses.


Donacionet tuaja mund t’i dërgoni përmes llogarisë bankare:

Bank name: Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Account name: AKSIONI PER NENA DHE FEMIJE

SWIFT Code: RBKOXKPR

Account number: 1501090002825780

Currency: EUR

IBAN: XK05 For foreign transfers,

IBAN as below: IBAN = XK051501090002825780


Në muajin mars është arritur marrëveshja e fondacionit për ngjarjen vjetore CKC në mes Bike Friendly Café & Shop powered by Supercyclists  të përfaqësuar nga Arlind Demaj dhe Trepharm të përfaqësuar nga Mergim Prishtina dhe KIVO Kosova  të përfaqësuar nga Visar Ramajli për sponsorizim Premium Gold.

Bazuar në suksesin e ngjarjes nga vitet e kaluara, këtë vit CKC do të mbledhë fonde për të ndihmuar Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit – i cili urgjentisht ka nevojë për pajisje për të vazhduar punën e saj me sukses.

Çdo vit, rreth 20-40 çiklistë fillojnë një udhëtim nëpër Kosovë, duke u nisur nga kryeqyteti i Kosovës, duke përshkuar 500 kilometra dhe duke u ngjitur më shumë se 6.000 metra.

Gjithmonë të përkushtuar për të nxjerrë më të mirën prej më të mirëve, në muajin mars u zyrtarizuar mbështetja mediale për edicionin #CKC2021 nga RTV Dukagjini përfaqësuar nga Ermal Panduri dhe Dardan Belegu.

Edicioni #CKC2021 organizohet nga ekipi i Bike Friendly Café ne Prishtine ne bashkëpunim me klubin çiklistik @Supercyclists.

“Bashkohuni në rrugëtimin tonë duke na ndjekur në rrjete sociale dhe duke na mbështetur në mbledhjen e fondeve!” – është mesazhi.

Në videon e mëposhtme është ngjarja e vitit 2019, ‘Cycle Kosovo for Children’, e fundit që është mbajtur, duke qenë se në vitin 2020 u anulua si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Exit mobile version