Një modele braziliane është gjetur e vdekur në afërsi të një plazhi në Sao Paulo, pasi ishte hedhur në det në përpjekje që t’i shpëtonte qentë e saj gjatë një stuhie të ashpër.
Trupi i Caroline Bittencourt është gjetur në afërsi të plazhit Cigarras, në regjionin verior të Sao Paulos, pasditen e të hënës – njofton The Sun.
Bashkëshorti i 37-vjeçares, Jorge Sestini, e kishte raportuar si të zhdukur gruan e tij të dielën, pasi nuk kishte arritur ta gjente pas hedhjes në ujë.
Ai kishte notuar për tre orë në përpjekje që ta gjente bashkëshorten e tij, por pa sukses, ndërsa në fund vet ai është shpëtuar nga ekipet emergjente në afërsi të një ishulli.
Në momentin e fillimit të stuhisë, qentë e Bittencourt kishin rënë në ujë, ndërsa ajo ishte hedhur për t’i shpëtuar.
Burri i Caroline është hedhur për ta shpëtuar atë, mirëpo ata janë ndarë për shkak të stuhisë së madhe dhe derisa Sestini ka shpëtuar, gruaja e tij është mbytur në ujë./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UzcegTy0uEw