Telegrafi

Ngjarja që tmerroi të pranishmit në një plazh të Meksikës: Tentoi të shpëtonte vajzën e saj pesëvjeçare, një nënë gjeti vdekjen pasi u sulmua nga peshkaqeni

Një incident në mëngjesin e së shtunës në plazhin Melaque, në Jalisco të Meksikës, ka tmerruar të pranishmit.

Teksa një grua po mundohej të shpëtonte vajzën e saj pesëvjeçare, mbeti e vdekur nga sulmi i një peshkaqeni, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht reagimit të shpejtë të ekipeve të shpëtimit, 26 vjeçarja Maria Fernandez Martinez Jimenez, vdiq nga humbja e madhe e gjakut, si pasojë e plagës masive të kafshimit nga peshkaqeni.

Sulmi i së shtunës, mendohet të ketë ndodhur teksa po zhvillohej një garë noti, e cila më pas u pezullua.

Pas tragjedisë, autoritetet lokale mbyllën plazhet Melaque dhe Barra de Navidad për notim.

Gjithashtu, ata paralajmëruan vendasit dhe vizitorët, që të qëndronin jashtë ujit.

Këto masa të marra nga autoritetet, nënkuptojnë se qeveria ka prioritet sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Mësohet se, gruaja e vdekur është ish-studente e biologjisë detare në Universitetin e Guadalajara të Meksikës. /Telegrafi/