Site icon Telegrafi

Ngjarja që po tronditë Italinë, shqiptari me shokë përdhunojnë dy turistet 17 vjeçare

Ktër të rinjët kanë përdhunuar në grup dy adoleshentet italiane.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë këto ditë.

Një grup prej katër të rinjsh kanë përdhunuar në grup dy të mitura përderisa ato kishin shkuar për pushime.

Ngjarja ndodhi në mesnatën ndërmjet 8 dhe 9 gushtit në Menaggio, pranë zonës turistike në Liqenin e Komos.

Dy shoqet kishin shkuar për pushime jo shumë larg shtëpisë, deri sa ishin njohur me katër agresorët, të cilët ishin të angazhuar për punë sezonale ne sektorin e turizmit dhe hotelerisë.

Ato kishin pranuar për t’i shoqëruar me veturë të rinjtë që mendohet se janë rreth 20-vjeçar.

Por këtu kishte filluar një natë e tmerrshme për ato, pasi ata i kishin dërguar në një zonë larg syve të njerëzve dhe i kishin përdhunuar në grup dy adoleshentet, përcjell Telegrafi.

Sipas mediave italiane, njëri nga agresorët është italian, ndërsa të tjerët një shqiptar, një maroken dhe një rumun i cili është në arrati.

Në momentin e arrestimin të dyshuarit kishin tentuar të largohen jashtë vendit, por policia kishte bërë detyrën me kohë.

Për shkak të moshës së re të vajzave, policia ka thënë se hetimet po i bënë me diskredicion të plotë./Telegrafi/

Exit mobile version