Telegrafi

Ngjarja në Hasanbeg, 21 persona thirren për bisedë në polici

Për ngjarjen para disa ditëve në Shkup nga SPB Shkup deri tani kanë parashtruar tre kallëzime penale.

Sipas MPB-së gjithashtu janë marrë në pyetje 21 persona që kanë marrë pjesë në atë ngjarje, përkatësisht nuk kanë respektuar orën policore, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë periudhës së ardhshme, a në drejtim të zbardhjes së plotë të rastit Ministria për Punë të Brendshme do të vazhdoj të siguroj prova materiale për personat e tjerë, dhe pas përfundimit të procedurës ndaj të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin, do të ngritën padi adekuate deri tek Prokuroria Themelore Publike”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/