Ekspertët e grupit të hetimit, që kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, konstatuan se qëndrimi i viktimës në automjet, të linte përshtypjen e mos-pasjes së dëshirës për të dalë nga makina, kur ajo ka marrë flakë. Nisur nga ky fakt, ekspertët kanë ngritur edhe dyshimet e mëdha, për një vrasje të mundshme ose 31-vjeçari mund të jetë goditur deri në atë masë sa është lënë pa ndenja në automjetin që më pas është djegur.
Tashmë priten konkluzionet e ekspertëve të mjekësisë ligjore për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes së të riut. Nga të dhënat e policisë bëhet e ditur se Edmond Dibra ishte banor i zonës dhe se në fshat kishte një pikë bastesh. Policia përveç pistës së asfiksisë, mësohet se po heton akrualisht edhe pistën e vrasjes, raportoi BW. /Telegrafi/