Site icon Telegrafi

Ngjarja fetare gati shndërrohet në tragjedi, demi me shpejtësi “kërcen” mbi një turmë njerëzish në Indi (Video)

Ky është momenti dramatik kur një dem bëri një kërcim gjigant në një turmë në një ngjarje fetare në Indinë jugore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mijëra adhurues u mblodhën dje në tempullin popullor lokal në fshatin Mathakondapalli pranë Bengalurus.

Siç thuhet tutje, vendasit kishin kërkuar leje për të mbajtur një “kërcim tradicional” të demave me 100 kafshë, por autoritetet lokale kishin refuzuar.

Ata kishin frikë se demat do të mund të rrezikonin jetën e njerëzve, dhe me gjasë nuk ishin gabim.

Fshatarët dolën pavarësisht mos dhënies së lejes dhe sollën më shumë se 100 dema të zbukuruar dhe i bënë që të kalonin nëpër rrugë duke injoruar kërkesat e policisë.

Megjithatë, një nga demat u frikësua dhe u nda, duke u hedhur në turmë. Si pasojë, disa të pranishëm u lënduan, por për fat të mirë, asnjëri me lëndime serioze.

Paniku pastaj shkaktoi një përplasje me policinë ndërsa ata u përpoqën të kontrollonin turmën. /Telegrafi/

Exit mobile version