Site icon Telegrafi

Ngjarja e lansimit të iPhone 11 mbahet më 10 shtator

Nëse telefonat do të quhen iPhone 11, iPhone 11 Max, dhe iPhone 11r, ose, siç kemi dëgjuar kohët e fundit, iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, një gjë është e sigurt: do ta zbulojmë relativisht shpejt. 

 

Apple po dërgon ftesa për ngjarjen vjetore të iPhone dhe këtë vit, do të mbahet më 10 shtator.

 

Ngjarja do të zhvillohet në selinë e Apple Park në Cupertino, California, dhe iPhone-t e rinj pritet të sjellin disa përmirësime ndaj formacionin aktual. 

 

Të tri pajisjet do të fitojnë, sipas raportimeve, një aparat fotografik shtesë, për gjithsej tri kamera për pasardhësit Xs dhe Xs Max, dhe dy për pasardhësin e Xr.

 

Për më tepër, flitet edhe në lidhje me një iPhone të rregullt ndoshta më të madh, me rritjen e madhësisë prej ekranit 5.8 inç aktual në iPhone Xs në një 6,1 inç të mundshëm në modelin 2019. 

 

Mbushja e pajisjeve tjera me ‘wireless’  është gjithashtu e përfolur, kështu që ju mund të ngarkoni AirPods me iPhone tuaj, si dhe përmirësime në sistemin tuaj biometrik.

 

Por ngjarja nuk do të jetë vetëm për iPhone. Ka thashetheme për një Apple Watch Series 5, si dhe mundësinë e 16-inç MacBook Pro të ri dhe raportet gjithashtu janë duke lënë të kuptohet për një iPad të ri dhe iPad Pro. /Telegrafi/

Exit mobile version