Telegrafi

Ngjarja më e çuditshme pas tërmetit: Kjo rrugë në Meksikë duket sikur “merr frymë” (Foto/Video)

Kanë kaluar dy ditë që kur Meksika është goditur nga një tërmet i fuqishëm, ku si pasojë humbën jetën afro 300 persona.

Pasojat janë katastrofike, dëmet materiale kapin vlerën e miliarda dollarëve, pasi dhjetëra ndërtesa janë shembur të tëra gjatë dridhjes së tokës, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, videoja më interesante vjen nga vendi i quajtur Morelos, ku në një rrugë asfalti lëvizte lartë-poshtë, dhe dukej sikur po merrte frymë.

Disa thjesht e kanë kapërcyer atë copëz të asfaltit duke mos i kushtuar vëmendje, derisa disa tjerë janë befasuar me këtë gjë.

Banorët e asaj zone janë mbledhur për ta shikuar nga afër fenomenin e shumëpërfolur.

Por, sipas ekspertëve kjo lëvizje e asfaltit pas tërmet nuk është diçka e pazakontë. /Telegrafi/