Cafe Yeonnam-dong në Seul të Koresë së Jugut, mund të jetë e vetmja kafene në botë, që enterierin e ka sikur të jetë ndonjë film i animuar.
Madje, kështu ndjehen vizitorët që hynë brenda, pasi në shikim të parë mund t’ju ketë ngjarë sikur të jetë ndonjë mashtrim optik, transmeton Telegrafi.
Pronarët e lokalit kontrovers, kanë thënë se deshën të bëjnë diçka krejt ndryshe dhe u bazuan të filmin televiziv korean “W – Two Worlds”.
Megjithëse ishte e komplikuar të punohej, gjithçka është përshtatur si duhet, duke arritur pamjen të cilën e kërkonin.
Lokali ka përmasa mjaft të vogla, por i zë me lehtësi vizitorët. Shumica prej të cilëve të rinj në moshë, që duan t’i japin llogarive në Instagram, disa imazhe sikur të kenë qenë në ndonjë skenë filmi. /Telegrafi/