Barcelona kishte vendosur të nënshkruante me të kur ishte vetëm 12 vjeç.
Quhet Cristobal Munoz, ndërsa luante te Malaga, ndërsa transferimin e tij mediat e tij Spanjës e kishin shkruar si ‘rrëmbimin’ më të madh të viti.
Ai llogaritet një prej lojtarëve më perspektivë në futbollin spanjoll.
Ende pa mbushur një vit, Cristobal, ka treguar në fushën e lojës se jo më kot ishte shkruar për të.
Edhe pse në moshë të re, djaloshi ka treguar se është i jashtëzakonshëm.
Ajo që ka tërhequr më shumë mediat sportive dhe tifozët e Barcelonës është ngjashmëria e skajshme e të riut me Messin.
Mënyra se si luan dhe shënon, ai konsiderohet si pasardhës i argjentinasit te Barcelona. /Telegrafi/