Site icon Telegrafi

Ngërçi me Gjykatën Kushtetuese, ambasada amerikane: Të dërgohet çështja në Komisionin e Venecias

Ambasada amerikane në një deklaratë për mediet ka reaguar për ngërçin me Gjykatën Kushtetuese në vendin tonë.

“Tashmë Shqipëria ndodhet në prag të ringritjes së Gjykatës së saj Kushtetuese, një hap madhor në procesin e reformës në drejtësi. Megjithatë ky përparim i nevojshëm ka ngecur për shkak të interpretimeve të ndryshme ligjore të procesit të emërimit, parashikuar nga kushtetuta shqiptare dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi”, thuhet në deklaratë.

Zgjidhja që ambasada propozon është që palët t’i drejtohen për opinion Komisionit të Venecias.

“Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Exit mobile version