Në qytetarë i Gostivarit është mashtruar nga një agjencion turistik tek i cili ka prenotuar pushimet verore, dhe si përfundim ka ngelur pa para dhe pa pushime.
“Me datë 21.07.2022 në ora 19:30 në Stacionin Policor Gostivar, një 36 vjeçar nga qyteti i Gostivarit ka raportuar se është mashtruar nga personi me iniciale M.K.(36) nga Shkupi, pronar i një agjencie turistike nga Shkupi, për një shumë të madhe prej 1500 euro dhe 500 franga zvicerane”, informon Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas raportit, me datë 18.05.2022 ai ka rezervuar termin për pushime për datën 13.07.2022, pas së cilës ia ka dhënë paratë me kontratë noteriale.
Siç është raportuar, personi i agjencionit turistik M.K., as nuk i rezervoi pushime dhe as nuk i ktheu paratë.
Rasti është duke u zbardhur.