Përkundër përkushtimit të tij për ta kaluar testin e shkollës 10-vjeçare indiane, Shiv Charan, 74-vjeçar, kësaj here ka arritur të përgjigjet saktë vetëm 14 % në gjuhën angleze, 17% në shkencat e përgjithshme, 5% në matematikë dhe 25% në sanskrishte.
Ai ka arritur të kalonte pjesën e testit të gjuhës hindu, duke u përgjigjur saktë në 34% të pyetjeve.
"Për sa kohë të jem gjallë do t’i nënshtrohem këtij provimi, dhe të gjejë një grua", ka thënë ai. I pyetur nëse dikur do të heqë dorë, Charan ka thënë: "Është më mirë të vdesësh se të kthehesh prapa në jetë".
Fqinjët e tij në shtetin indian Rajasthan kanë dëshirë që Charan të marrë diplomën e shkollës së mesme, pasi që në këtë mënyrë do të gjende me lehtë edhe nuse për t’u martuar.
"Ai ndoshta është studenti më i keq në botë, mirëpo Zoti e ka sprovuar mjaft – tash është koha që fati t’i buzëqesh", ka thënë një fqiu i tij. Provimi në fjalë mbahet vetëm një herë në vit. /Telegrafi/