Site icon Telegrafi

Ngecin punimet për autostradën Ohër-Kërçovë (Video)

Për të arritur në Ohër dhe Strugë, edhe këtë verë do të duhet të udhëtohet deri në katër orë, nëpër një rrugën e vjetër dhe të pasigurt. Nga sektori i turizmit alarmojnë se nëse nuk përshpejtohet përfundimi i punëve të ndërtimit të autostradës Ohër-Kërçovë, i gjithë rajoni do të kthehet në një destinacion ku turistët do të duan të kalojnë vetëm një ose dy ditë.

“Shihni të gjitha vendet si lidhen me autostrada. Shikoni Shqipërinë, Kosovën, Serbinë. Greqinë mos ta përmendim më. Ata tani e modernizojnë edhe infrastrukturën hekurudhore me trena me shpejtësi të lartë. Ne do të mbetemi një destinacion për të kaluar një ose dy ditë … Prandaj, duhet një ofensivë për ndërtimit e autostradave, sidomos atë Shkup – Ohër – Strugë”.

Ambasadorja serbe në vend thotë se turistët serbë, të cilët dikur ishin më të shumtët në rajon, tani po arrijnë më shpejt në Halkidiki në Greqi, sesa në Ohër.- theksoi Zoran Strezovski – profesor i turizmit

“Turistët serbë vazhdojnë të vijnë, por jo në numër të madh. Për fat të keq, disa vite më parë kemi pasur incidente të pakëndshme këtu dhe ndoshta kjo ndikon. Por, unë gjithashtu mendoj se infrastruktura e mirë dhe lidhja me Greqinë dhe detin. Është e vështirë të shkosh në Ohër. Ju e dini se sot është shumë më lehtë të shkosh në Halkidiki dhe vendpushimet e atjeshme, sesa të shkoni në Ohër”, u shpreh Dushanka Tomiq-Ambasadore e Serbisë

Megjithëse pushteti premtoi se me ngrohjen e motit do të intensifikohen punimet në autostradën Kërçovë-Ohër, imazhi nga terreni flet krejtësisht të kundërt, atje asgjë nuk punohet./Alsat/

Exit mobile version