Emre Mor është shumë afër marrëvshjes me Interin, por negociatat vazhdojnë të ngecin.
Një takim vendimtar dhe arritja e futbollistit turk u prit për ditën e nesërme, megjitahtë kjo nuk do të ndodhë.
Agjenti Muzzi Ozcan ka diskutuar me Sabatinin, dhe përkundër faktit që klubet kanë gjetur marrëveshjen, probleme ka për pagën e lojtarit.
Drejtori i Interit, Ëalter Sabatini, pret që ta zgjidhë situatën në orët e ardhshme, por lojtari nuk do të vijë të premtën në Milano.
Nëse zgjidhet situata dhe agjenti i lojtarit e Interi merren vesh, atëherë lojtari pritet të arrijë javën e ardhshme në Milano. /Telegrafi/