Telegrafi

Ngecin negociatat e Barcelonës për pagat e Pique dhe Busquets

Barcelona dhe kapitenët Gerard Pique dhe Sergio Busquets thuhet se kanë ngecur në negociatat e tyre për paga.

Pjesa më e madhe e zhurmës që kishte rrethuar shpenzimet e Barcelonës është ulur pasi ata bënë debutimin e tyre në ligë kundër Rayo Vallecano në fundjavë, së bashku edhe me sulmuesin Robert Leëandoëski.

Megjithatë, ka ende punë për të bërë për Blaugranët, të cilët ende nuk e kanë regjistruar mbrojtësin Jules Kounde, i cili ka ardhur nga Sevilla.

Lexo po ashtu Të gjithë përveç Kounde, Barcelona i ka regjistruar lojtarët në La Liga

Një nga rrugët që supozohej të ishte një rrugë më e lehtë për regjistrimin e lojtarëve ishte rinegocimi i kontratave të Pique dhe Busquets për të zvogëluar ndikimin e tyre në faturën e pagave të Barcelonës për këtë sezon.

Por, sipas gazetës me bazë në Kataluni, Mundo Deportivo, tani negociatat mes klubit dhe lojtarëve kanë ngecur.

Lexo po ashtu Kapitenët e Barcelonës, Busquets dhe Pique të hapur për ulje page

Barcelona donte t’u jepte të dyve klauzola të largimit për verën e ardhshme nëse dëshirojnë të largohen nga klubi, por rregullat e La Ligës nënkuptojnë se ata do të duhet të japin të gjitha paratë gjatë këtij sezoni nëse do të përfshijnë një klauzolë pushimi.

Duket se Barcelona tani do të shikojë fillimisht të shesë lojtarë, përpara se të rifillojë negociatat. Kjo është normalisht zgjidhja e parë për të zgjidhur çështjet financiare dhe një realitet ndaj të cilit Barcelona nuk është imune. /Telegrafi/