Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Maqedoni po ballafaqohen me probleme të shumta për të mbijetuar në afarizmin e Maqedonisë. Problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen janë legjislacionet, mungesë e kuadrit të kaulifikuar dhe burimet kualitative të kapitalit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Statistikat tregojnë se numri i fabrikave me më pak se 10 të punësuar, në pesë vitet e fundit është zvogëluar për 7000. Sipas Veljand Ramadani, masat e qeverisë për mbështetje të këtyre ndërmarrjeve nuk garantojnë qëndrueshmëri për një kohë më të gjatë të këtyre bizneseve.
Të dhënat tregojnë se numri më i madh i firmave të sapoformuara, rreth 25% ngecin që në vitin e parë të formimit.
Gjithashtu edhe disa analiza thonë se ardhja e vështirë tek paratë dhe paaftësia paguese janë problemet më të mëdha të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla.
Këto ndërmarrje marrin pjesë me 55% në bruto prodhimin vendorë të shtetit të Maqedonisë./Telegrafi/