Mënyra kreative e një kinezi për të shpërndarë dhurata, bëri që ai të ngecte në kanalin e ventimit në një ndërtesë në Shandong të Kinës, shumë metra mbi tokë.
E tëra që deshi, ishte t’i befasonte shokët sikur të ishte babadimër, por ngeci në katin e 27-të dhe nisi të kërkonte ndihmë duke bërtitur me të madhe, transmeton Telegrafi.
Zjarrfikësit nisën intervenimin për ta larguar prej hapësirës së ngushtë, pasi u njoftuan nga fqinjët për britmat e çuditshme që i dëgjonin.
Derisa mbahej në një kablo të hollë dhe me këmbët në ajër, dy metra nga hapësira prej nga ishte lëshuar, atij ia lëshuan një litar, me të cilin u ndihmua të dilte sërish.
Kur doli i pa lënduar, ai tha deshi t’i befasonte shokët e tij studentë, me verë dhe duhan, duke iu dalë në dhomë nga hapësira e ventilimit. /Telegrafi/
https://youtu.be/w1ETGji1eEQ