Site icon Telegrafi

Ngeci në dritare me kokë poshtë, hajni i ngathtë u shpëtua nga policët pas shtatë orëve (Foto)

Policia në Birmingham të Anglisë, e ka shpëtuar një hajn që provoi të hynte nga dritarja e një lokali dhe ngeci në mes.

Aftësitë e tij fizike ishin shumë të ngathëta, duke e lënë me kokë poshtë për shtatë orë, ndërsa qante dhe kërkonte ndihmë, transmeton Telegrafi.

Hajni i ngecur në dritare

“Pashë një palë këmbë mbi dritare dhe njoftova menjëherë që diçka nuk është në rregull”, ka thënë një banor duke menduar se dikush po bënte lojëra.

Rasti është përhapur shpejtë në internet, pasi ai u largua nga ajo hapësirë dhe u dërgua në mbajtje për vjedhjen që përpiqej të kryente. /Telegrafi/

Exit mobile version