Mike Rigby që është redaktor i një kanali televiziv në Angli, që ngeci për një orë në ashensorin që për një orë lëvizi pa kontroll, duke shkuar poshtë e lartë.
Pasi e kishin kërkuar ndihmën e shërbimit për riparim, kolegët vetëm e filmonin dhe qeshni me të, transmeton Telegrafi.
“Emisioni mund të shtyhet për më vonë, pasi Mike ndodhet në ashensorin me xhama. Urojmë që mos t’i duhet tualeti”, kanë shkruar njëri prej kolegëve në rrjetin social.
Në të njëjtën llogari, është shkruar më vonë se ai ka dalë përjashta, ndërsa shtohej me mahi se nuk dëshiron të del para mediave dhe kërkon t’i mbrohet privatësia. /Telegrafi/