Telegrafi

I ngeci koka në pllakën e betonit që ndante katet e metrosë, 11-vjeçarit nga Moska i thyhet nofulla – i shpëton më të keqes

Një nxënësi 11-vjeç në Rusi i është thyer nofulla, pasi i ngeci koka në pllakën që ndante katet derisa lëvizte shkallëve elektrike dhe ishte duke u ngjitur në katin e dytë të stacionit të metrosë.

Videoja shfaq momentin kur Misha i ri tenton ta lirojë kokën, që i kishte ngecur mes shkallëve dhe murit që ndante katin e parë me të dytin, transmeton Telegrafi.

Misha po përdoret shkallët elektrike me babanë, kur koka i ngeci dhe çdo moment rrezikohej të ngufatej, pasi shkallët vazhdonin të lëviznin.

11-vjeçari i mbeti koka nën pllakën e katit të dytët dhe shkallët e tërhiqnin lartë – duke bërë që të ndjejë ngufatjen.

Por po të mos ishte thyer xhami i shkallëve i riu sigurisht se do ta pësonte me jetë, megjithatë shpëtoi me lëndime trupore.

Atij iu thye nofulla dhe vendi ku kishte qenë u mbush me gjak, ndërsa stacioni i metrosë në Okruzhnaya në periferi të Moskës u mbyll për pak orë. /Telegrafi/