Punonjësit shëndetësor në Oregon të SHBA-ve, të cilët të enjten mbetën të bllokuar për shkak të stuhisë së madhe të borës, kanë shpërndarë pjesën e mbetur të vaksinave kundër coronavirusit shoferëve të veturave në afërsi të rrugës si dhe kalimtarëve të rastit.
Gjithçka u bë me qëllim që ato të mos shkatërrohen për shkak të se për pak do t’ju skadonte afati, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë, transmeton T3elegrafi.
Personeli i Shëndetit Publik të Josephine, braktisën klinikën në Illinois, rreth 250 kilometra në jug të Jugine, kur edhe stuhia i goditi ata dhe shumë tjerë në autostradën 199.
Ekipi kishte gjashtë doza të vaksinës kundër COVID-19 që i kishin marrë nga klinika, e ishin planifikuar t’i jepeshin një qendre ne Grants Pass, por ishte bora që ua pamundësoi të arrijnë në qytet para se dozave t’u skadonte afati.
“Duke mos dashur që ato të shkojnë dëm, ata filluan t’i afrohen çdo veture që ishte afër tyre, duke u ofruar shoferëve dhe pasagjerëve mundësinë që të marrin vaksinën”, ka bërë të ditur departamenti për shëndetësi.
Rreth 20 punonjës shëndetësorë dhe vullnetarë ishin pjesë e grupit përfshirë Christy Syedlecky, familja e të cilës kishte kryer një lloj kursi për dhënien e vaksinave, që gjithashtu ishte dëshmitare e procesit të dhënies së tyre në mes të rrugës. /Telegrafi/