Telegrafi

Ngecën në ishull për 33 ditë, mbijetuan duke konsumuar vetëm arra kokosi – rrëfimi i treshes që u shpëtuan në një ishull në Bahama

Dy burra dhe një grua janë shpëtuar në një ishull në Bahama, pasi kishin ngecur atje për plotë 33 ditë – duke mbijetuar vetëm me arra kokosi.

Helikopteri me ekipin e shpëtimit që ishin pjesë e rojeve bregdetare amerikane, kryen operacionin e kërkim-shpëtimit të ngjashëm me skenat e filmave të Hollywoodit, transmeton Telegrafi.

Ata kishin parë treshen duke ngritur flamurin gjatë një patrulle rutinore në ujërat e Anguilla Cay. E identiteti i tyre nuk është bërë publik, por besohet se janë kubanezë.

Fillimisht ishte besuar se janë emigrantë që janë munduar të futen në Shtetet e Bashkuara apo peshkatarë që kanë humbur në det. Por të gjithë u habitën se si kishin arritur të mbijetojnë pa ushqim e ujë të pijshëm.

Ata u kanë thënë shpëtuesve se kishin përfunduar në ishull pesë javë më parë, kur anija e tyre u shkatërrua duke u përplasur në shkëmbinj pas ujërave të trazuar dhe dallgëve të mëdha.

Megjithatë pasi u thanë rojeve bregdetare se kanë mbijetuar duke konsumuar vetëm arra të kokosit, u dërguan me urgjencë në spital për kontroll. Nga spitali është bërë e ditur se ata nuk kanë ndonjë lëndim. /Telegrafi/