Shantelle Johnson dhe Colen Nulgit që shkuan për peshkim në një bregdet të Northern Territory të Australisë, ngecën në bregdet pasi vetura tyre u dëmtua dhe nuk lëvizte.
Ata kaluan natën të mbyllur, ngase ajo zone ishte e mbushur me krokodilë dhe frikësoheshin se batica do të nxjerrtë edhe më shumë nga uji, transmeton Telegrafi.
“Kishim shumë pak ushqim dhe ujë, mirëpo nuk mund të qëndronim më në veturë, sepse mund të përfshihej prej valëve edhe më të mëdha” ka thënë Nulgit.
Në momentin që po largoheshin për në pjesën tokësore, ata e shkruan fjalën “ndihmë” me shkronja të mëdha, me shpresën se do të tërhiqte vëmendjen nga dikush që fluturon sipër me helikopter.
Ky mendim i tyre i zgjuar, iu shpagua pasi atë e pa pjesëtari i bordit të një helikopteri patrullues, megjithëse pas 24 orëve.
Të dy u morën prej njësitet shpëtimtare, të cilët ndihmuan që të largohej edhe vetura e ngecur, që ishte dëmtuar dhe nevojitet të riparohet. /Telegrafi/