Kalimtarët e rastit kanë arritur ta filmojnë momentin, kur treni godet kamionin me rimorkio që kishte ngecur në binarë në Teksas të SHBA-ve.
Skena është filmuar në Midland ku shoferi i kamionit ishte munduar të kalojë hekurudhën, por në një moment kishte ngecur dhe si pasojë është goditur nga treni, transmeton Telegrafi.
Në video dëgjohet se si shoferi i trenit i bie borisë derisa i afrohej kamionit, kurse shoferi i kamionit ia bënte me dorë duke e bindur disi të ndalë shpejtësinë.
Por, për fat të mirë shoferi i kamionit kishte dalë jashtë, kur e kishte kuptuar se nuk ka gjasa ta lëviz kamionin e ngecur në binarë.
“E pashë shoferin duke vrapuar nëpër binarë dhe duke ia bërë me dorë shoferit të trenit”, ka deklaruar një dëshmitar.
Por, pesha dhe shpejtësia e madhe ia pamundësuan shoferit që ta ndalë në kohë trenin, ku si pasojë e godet kamionin dhe për qindra metra e tërheq zvarrë. Nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/