Site icon Telegrafi

Ngecë brenda ndërtesës së përfshirë nga zjarri në Karolinën e Veriut, punonjësi transmeton live në Facebook momentet e fundit të jetës

Një video e transmetuar drejtpërdrejt në Facebook nga një objekt i përfshirë nga zjarri në Karolinën e Veriut, shfaq dy punonjës që kishin ngecur brenda dhe kërkonin ndihmë pak minuta para se të humbnin jetën.

Demonte Tyree Sherrill, 30-vjeç, ishte një nga dy personat që humbi jetën në zjarrin masiv që shpërtheu në Charlotte, transmeton Telegrafi.

Pamjet shfaqin Sherrillin duke kërkuar ndihmë, para se i tërë objekti të përfshihej nga zjarri që ishte fatal për të dhe mikun e tij që punonin bashkë.

“Jam në South Park në vendin e punës. Ndërtesa është përfshirë nga zjarri, nuk po mund të dalë jashtë. Po bëhet çdo herë e më e vështirë për ata që janë jashtë që të na shohin. Unë dhe miku im kemi ngecur brenda”, thotë Sherill para kamerës së telefonit.

Ekipet e zjarrfikësve kishin arritur të shpëtojnë 15 punonjës nga zjarri masiv, që shpërtheu në kompleksin banesor që po rinovohej.

Në anën tjetër, Sherrill dukej i qetë pavarësisht se ishte i vetëdijshëm që gjasat për të shpëtuar ishin shumë të vogla dhe se zjarrfikësit kishin probleme që të futen brenda. /Telegrafi/

Exit mobile version