Site icon Telegrafi

I ngec në fyt copa e mishit të pulës, fqinji i shpëton jetën 7-vjeçarit me nevoja të veçanta nga Illinois – kamera e sigurisë regjistron momentin

Një fëmijë nga Illinois me një gjendje të rrallë gjenetike u shpëtua nga ngufatja nga fqinji i tij heroik.

E ëma e tij Stephanie George nga Shoreëood, u kaplua nga paniku kur i biri i saj 7-vjeçar Sebastian, filloi të humb vetëdijen kur një copë e mishit të pulës i ngeci në fyt.

Djali ka sindromën Cornelia de Lange, një gjendje që shkakton mungesë të rritjes dhe vështirësi në të ushqyer, transmeton Telegrafi.

Ajo tha për 6ABC se i biri saj filloi të ketë marramendje dhe të ndërrojë ngjyrën e lëkurës në fytyrë. Ajo më pas vrapoi matanë rrugës dhe i kërkoi ndihmë fqinjit Gary Hutchinson.

Pamjet e kamerës së sigurisë të vendosur në derën e shtëpisë, shfaq momentin kur Sebastian e vendosë vogëlushin në gju dhe e godet në shpinë me shpresën se do t’i dalë copa e mishit.

George fillimisht mendoi t’i telefonojë policisë, por se frikësohej se do të ishte i vonshëm reagimi i mjekëve që me gjasë do të vonoheshin për të arritur në kohë dhe ta shpëtojnë.

Për fat të mirë fqinji i saj kishte kryer një trajnim për dhënien e ndihmës së parë – por se kurrë nuk kishte besuar se do t’i nevojitet në jetë të shfaq këto aftësi të tij.

“Me gjasë nuk e dini se çfarë ju pret në jetë. Ishte hera e parë që e ndihmoja dikë”, tha ai për 6ABC. /Telegrafi/

 

Exit mobile version