Site icon Telegrafi

Ngec në flamurin gjigant, erërat e forta e shkundin ushtarin – rrëzohet nga gjashtë metra lartësi (Video, +16)

Ky është momenti rrëqethës kur një ushtar mbetet i varur në flamurin gjigant të Meksikës, dhe në një moment nga erërat e forta shkundet dhe rrëzohet në tokë nga gjashtë metra lartësi.

Videoja është filmuar gjatë ushtrimeve të ceremonisë së ngritjes së flamurit në parkun El Palomar në Chihuahua të Meksikës, ku një burrë rrëzohet keq në tokë, transmeton Telegrafi.

Dhjetëra persona që ishin mbledhur për ta parë nga afër flamurin gjigant duke valuar, mbetën të habitur kur panë ushtarin që kishte ngecur i varur në flamur rrëzohet në tokë.

Burri i identifikuar si Raul Misal Flores ka pësuar lëndime trupore, kurse pamjet e këtij momenti rrëqethës janë bërë virale në internet. Ushtarin meksikan e ka vizituar në spital, guvernatori meksikan Javier Corral. /Telegrafi/

Exit mobile version