Telegrafi

Ngec me kokë poshtë në majë të oxhakut 83 metra të lartë, rojet bregdetare mundohen ta shpëtojnë me helikopter burrin e pafat

Është duke vazhduar operacioni për shpëtimin e një burri që ka ngecur i varur me kokë poshtë, në majën e oxhakut 83 metra të lartë,

Policët, zjarrfikësit dhe autoambulancat e shumta kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku rojet bregdetare janë duke u munduar ta shpëtojnë me helikopter burrin që ka ngecur në maje të oxhakut në Cumbria, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet burri duke qëndruar i varur me këmbë lartë e kokën poshtë në majë të oxhakut gjigant.

Megjithatë nuk dihet se si ka përfunduar aty ky burrë i pafat, derisa mediat lokale raportojnë se ai mund të jetë ngjitur në orët e para të mëngjesit. /Telegrafi/