Site icon Telegrafi

I ngec koka në rrethojat mbrojtëse të dritares së apartamentit, dyvjeçarin e shpëton e ëma në momentet e fundit (Video)

Një fëmijë i vogël është shpëtuar në momentet më kritike, pasi i kishte ngecur koka në rrethojat mbrojtëse të dritareve të apartamentit, dhe po qëndronte me kokë i varur në to në një lartësi prej mbi 10 metra.

Ngjarja ka ndodhur në jugperëndim të Kinës, ku pamjet e filmuara me telefon të mençur, shfaqin vogëlushin që qëndron i varur në hekurat mbrojtës ku pas disa tentimeve e ëma arrin ta shpëton para se të mbërrinte policia, transmeton Telegrafi.

Djali raportohet të jetë dyvjeçar i cili në ato momente derisa po qëndronte në shtëpi nuk ishte i mbikëqyrur nga askush, pasi nëna kishte dalë për të blerë gjësende të ndryshme.

Me sa duket vogëlushi kishte dalë në dritare, dhe në një moment kishte rrëshqitur dhe përfunduar në rrethojnë mbrojtëse e cila po të mos ishte në ato momente ai do të binte në tokë.

Megjithatë, mbeti i ngecur për disa momente para e ëma t’i afrohej për ta shpëtuar, kurse kur policia u shfaq në vendin e ngjarjes gjithçka kishte përfunduar siç është më së miri. /Telegrafi/

Exit mobile version