Telegrafi

I ngec këmba mes platformës dhe trenit, gruaja refuzon ndihmën e mjekëve – sigurimi shëndetësor nuk do t’ia mbulonte shpenzimet (Video)

Gjatë vikendit të kaluar ka ndodhur një incident i pazakontë në metronë e Bostonit.

Një grua derisa po dilte nga treni i ngec këmba në hapësirën mes trenit dhe platformës, ndërsa shumë kalimtarë rasti që ishin afër saj vrapuan për ta ndihmuar, transmeton Telegrafi.

Ata bashkuan forcat dhe filluan ta shtyjnë anash trenin duke shpresuar që gruaja të mund ta nxjerr këmbën, por ajo kishte pësuar lëndim të rëndë në këmbë sa që nga prerja nga një mjet i fortë i shihej edhe kocka e këmbës.

Sipas dëshmitarëve okularë, gruaja bërtiste nga dhimbjet e mëdha që i kishte, por është interesant se si vazhdimisht refuzonte t’i telefonojnë autoambulancës, për shkak se nuk mund të mbulonte shpenzimet e mjekëve.

“A nuk po më kuptoni, sigurimi shëndetësor që e kam nuk i mbulon shpenzimet”, dëgjohet duke u thënë të pranishmëve gruaja që i kishte ngecur këmba.

Megjithatë, pas 10 minutave në vendin e ngjarjes kanë dalur mjekët të cilët e bindën që të shkoj me ata në spital për tretman. /Telegrafi/