Telegrafi

I ngec dora në dyert e trenit, tërhiqet zvarrë dhjetë metra (Foto)

Një grua ka qenë duke dalë nga treni në një stacion në Londër, kur dyert janë mbyllur dhe ia kanë zënë dorën në mes.

Pasi treni është nisur, e ka tërhequr atë zvarrë për nëntë metra e gjysmë, transmeton Telegrafi.

Mësohet se shoferi e ka marrë njoftimin se dyert janë të zbrazura dhe se mund të mbyllen, por duket se sensorët nuk kanë punuar si duhet.

Për pasojë, viktima ka marrë lëndime të konsiderueshme në dorë dhe në pjesën e sipërme të trupit, por për fat të mirë nuk ka rënë në binarë.

Këto fotografi të kapura nga kamerat e sigurisë, i ka publikuar Departamenti i Transportit, që të ngritë vetëdijen e udhëtarëve kur hynë dhe dalin nga trenat.

“Senzorët e dyerve mund të jenë të prishura, ndaj bëni kujdes mos mbyllen dhe iu kapin ndonjë pjesë të trupit apo rrobave” thuhet lidhur me rastin. /Telegrafi/