Site icon Telegrafi

Ngatërroi skenën ku ishte DJ me banakun, vazhdonte të insistonte për katër pije (Video)

Adoleshentja e dehur, që ndodhej në një aheng në Mançester të Anglisë, ka shkuar në skenën ku ishte DJ, duke menduar se është banak.

Ajo bërtiste në kërkim të ‘katër sanbukave’, ndërsa mbante ngritur edhe gishtat për të treguar se sa pije i dëshironte, transmeton Telegrafi.

Megjithëse DJ i tregonte se ajo është skenë e jo banak, e dehura shfaqi edhe kartelën e bankës, mbase për t’i treguar se kishte para.

“Na ndodhë të gjithëve të jemi në këtë nivel të dehjes, vetëm urojmë të mos jetë djegur duke i pirë të ndezura”, ishte një prej komenteve të shumta.

Pijet që po i kërkonte, shërbehen të ndezura sepse kanë nivel të lartë alkooli dhe jo rrallë ndodhë që të ketë djegie te përdoruesit. /Telegrafi/

https://youtu.be/Es6XKgd5er0

Exit mobile version