Telegrafi

Ngatërroi pedalin e frenit me të gazit, kinezja shtyp bijën e saj me veturë – shpëton mrekullisht

Një nënë në Kinë është kapur nga kamerat e sigurisë duke shtypur me veturë bijën e saj, kur aksidentalisht shtypi pedalin e gazit në vend të frenit.

Shoferja e paidentifikuar po tentonte të kapte në ulëset e pasme maskën mbrojtëse kur shtypi të bijën e saj, pasi aksidentalisht shtypi pedalin e gazit në vend të frenit, transmeton Telegrafi.

E ky moment u kap nga kamerat e sigurisë ku shfaqin vajzën duke dalë nga vetura, kur e ëma e saj humb kontrollin mbi Mercedesin dhe e shtyp për kabinën e telefonit.

Për fat të mirë e bija e saj i ka shpëtuar më të keqes – duke thyer vetëm këmbën, ndërsa incidenti raportohet të ketë ndodhur në provincën kineze Zheijang. /Telegrafi/