Site icon Telegrafi

Ngatërroi barin me hotelin, rrëfimi interesant i politikanit zviceran që i kaloi pushimet në burg

Frederic Brantschen kaloi shumicën e pushimeve të tij në Japoni në një qeli burgu pasi ai ngatërroi një bar me hotelin e tij.

“Kisha pirë nja dy gota dhe doja të shkoja në hotelin tim”, ka thënë një politikan rajonal me Kristian Demokratët e Zvicrës (CVP) për mediat zvicerane, përcjell Telegrafi, duke rrëfyer për ngjarjen që kishte ndodhur në janar.

Megjithatë, politikani nga kantoni i Valais nuk e kuptoi se ai kishte hyrë aksidentalisht në një bar karaokesh pranë hotelit të tij, pasi që të dy zonat e pritjes dukeshin shumë të ngjashme.

“Kur e pyeta për dhomën time, recepsionistja më shikonte çuditërisht”, ka shpjeguar Brantschen.

Ai tha se besonte se anëtari i stafit po dëshironte që mos ta lejonte atë të futej në dhomën e tij, për shkak të një debati që kishin pasur më herët.

Dhe pas një zënke, 30-vjeçari u dërgua në një qeli burgu ku kaloi dy javë.

Asnjë avokat nuk u shfaq dhe thotë se, ndërsa ai ishte trajtuar me respektin maksimal, askush nuk fliste anglisht, gjermanisht apo frëngjisht. /Telegrafi/

Exit mobile version