Site icon Telegrafi

Ngatërrohet në pantallonat e tij duke ikur nga policia

Policët janë paraqitur në vendngjarje pas aktivizimit të një alarmi në një dyqan lokal dhe kanë raportuar për një mashkull 37-vjeçar i cili po dilte nga një dritare e thyer i cili po bartte me veti disa pako cigaresh.

Policët kanë thënë se mashkulli ka tentuar të ikë, por duart përplot me cigare ia pamundësuan atij të mbajë edhe pantallonat që i ranë në fund të këmbëve duke e ngatërruar dhe duke rënë përtokë, para se të arrinte në parkingun ku e kishte lënë automjetin e tij.

Mashkulli është paditur për plaçkitje, hajni dhe posedim të drogave ilegale. Ai është duke u mbajtur në burg.

Exit mobile version