Telegrafi

Ngatërrohet keq në brushën e autolarjes, rrotullohet pa kontroll (Video)

Punonjësi i një servisi për larjen e veturave në Shtetet e Bashkuara, ka përfunduar i lidhur për brushën e madhe.

Derisa po lëvizte pa kujdes ai u rrëmbye nga fijet e fuqishme të brushës, për tu rrotulluar disa herë pa kontroll, transmeton Telegrafi.

“Nuk është dashur të hynte në atë pjesë, ka mundur të lëndohej edhe më rëndë”, ka qenë një nga komentet e shumta në videon e postuar lidhur me këtë rast.

Por, të tjerë kanë qeshur me rastin, duke e konsideruar si një pastrim për të nga autolarja. /Telegrafi/