Telegrafi

I ngatërrohet çanta dhe ngeci në laurë (Video)

Nxënësi nga Guangdong i Kinës ka qëndruar shumë pranë laurës dhe për pasojë mbeti i ngecur në lartësi.

Kur pengesa metalike nisi të ngrihej e tërhoqi edhe fëmijën të cilit i ishte ngatërruar çanta në të, transmeton Telegrafi.

Pasi shoku tij nuk mund të bënte asgjë, të pranishmit u afruan në përpjekje që ta shpëtojnë, por e kishin vështirë ta largonin.

Për më keq, kalimtarët kanë bërë shumë fotografi dhe e kanë tallur më pas në rrjetin social. /Telegrafi/