Telegrafi

Ngatërrimi i keq i brushës për pastrimin e tualetit (Foto)

Në reklamën e postuar në internet, klienti i njohur vetëm si M. Gillingwater, e ka ngatërruar pajisjen për pastrimin e tualetit me diçka që do të shfrytëzohej për higjienë personale.

Madje, ai e ka konsideruar të pështirë brushën e guaskës, duke thënë se kurrë nuk do ta përdorte, transmeton Telegrafi.

Komenti për pajisjen që nuk e kishte parë kurrë

“Nuk di se si janë popullarizuar këto gjëra. Përdorimi saj do ishte agoni dhe e pështirë për ta përdorur. Më quani të plakur, por unë do të mbeten me letrat higjienike”, ka shkruar Gillinwater poshtë reklamës.

Megjithëse ky rast ka ndodhur para tre vitesh, është shfaqur tani në rrjetet sociale, ku ka marrë shumë komente dhe pëlqime.

“Tani e kuptova se çfarë është kjo brushë që gjithmonë e shoh në tualet”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/